Një veteran lufte vrau pesë persona në rrethinë të Filadelfias

Policia e shtetit federal amerikan Pennsylvania e ka rrethuar një shtëpi në rrethinat e Philadelphias një mashkull i cili besohet se ka vrarë të paktën pesë persona.

Bota

15/12/2014 19:06

Mediet lokale raportojnë se i dyshuar është një veteran lufte, i cili ka kryer sulme në së paku tri lokacione të ndryshme në afërsi të qytetit.

Policia njoftoi se i dyshuari është barrikaduar në një shtëpi në Sauderton, ku është gjetur trupi i një viktime të tij.

Televizioni WPVI, degë e rrjetit ABC, transmetoi se të gjitha viktimat, në mesin e të cilave është edhe një grua, janë vrarë nga një afërsi e madhe.

Sipas disa pohimeve, vrasësi ka shtënë së pari mbi gruan e tij, kurse pastaj është nisur në drejtim të anëtarëve tjerë të familjes, duke vrarë edhe katër anëtarë të familjes në tri lokacione të ndryshme.