Një vdekje e dyshimtë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një viktimë femër shqiptare është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë.

Lajme

24/05/2015 11:14

Portali i Anamoravës, rajonipress, ka mësuar se viktima është nga fshati Përlepnicë.

Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se viktima është nga fshati Përlepnicë dhe deri në kryerjen e autopsisë nuk dihen detajet e aksidentit.