Një ushtar afgan ka plagosur tre ushtarë të SHBA-së – Lajmi.net
Një ushtar afgan ka plagosur tre ushtarë të SHBA-së
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:28, 19 March 2017
Misioni i NATO-së në Afganistan thotë se tre trupa amerikane janë lënduar gjatë një sulmi të sotëm, i kryer nga një ushtar afgan.

“Tre ushtarë amerikanë janë plagosur sot pasi një ushtar afgan ka hapur zjarr ndaj tyre në bazën në provincën Helmand. Forcat e sigurisë të koalicionit e kanë vrarë ushtarin”, ka thënë një zëdhënës i forcave të SHBA-së në Afganistan.

Koalicioni që udhëhiqet nga NATO-ja, ka thënë në Tëitter se ushtarët amerikanë janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Numri i sulmeve të kryera nga ushtarët afganë ndaj forcave ndërkombëtare ka rënë vitet e fundit.

Rreth 13,000 ushtarë, nën udhëheqjen e NATO-s vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan. Ata trajnojnë dhe u asistojnë forcave afgane me qëllim që t’i ndihmojnë për të luftuar kundër talibanëve.

Fjalët kyçe: Afganistan, Trupat amerikane

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble