Një ujëvarë nënujore shfaqet në Oqeanin Indian? (Foto)

Një iluzion optik mund të japë një efekt të mrekullueshëm dhe njëkohësisht të rremë.

Fun

26/11/2016 20:28

I tillë është edhe ujëvara nënujore Le Morne Brabant, në Mauritus, një ishull në Oqeanin Indian, i rrethuar nga deti i kristaltë, plazhet e bardha dhe të paprekura si dhe natyra e virgjër.

Vështirë që një peizazh i tillë të mos tërheq vëmendjen. Ky fenomen i jashtëzakonshëm është formuar për shkak të rërës dhe ujërave të cekëta që sa vijnë e thellohen, transmeton syri.

Le Morne Brabant është një gadishull që ndodhet në jug-perëndim të Mauricius. Për të vlerësuar saktë ujëvarën duhet ta shikoni atë nga perspektiva ajrore.

ujvara-1_1480111297-9222996 ujvara-2_1480111297-190806 ujvara-4_1480111297-6771481 ujvara-3_1480111297-8127124