Një trup i pajetë në lumin Drini i Bardhë

Një person i vdekur është gjetur në lumin Drini i Bardhë, ka bërë të ditur policia rajonale e Prizrenit. 

Lajme

07/09/2014 19:44

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është gjetur në lumin Drini i Bardhë, ku një qytetar ka gjetur një kufomë të dekompozuar. 

Në njoftim thuhet se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në obduksion.