Një tjetër super lojtar po largohet nga Milani

Milan duket se do t’i humbet disa lojtarë në këtë afat kalimtar të janarit.

Sport

14/01/2019 12:58

Milan do ta humbet Gonzalo Higuainin dhe Alen Halilovicin në këtë afat, por lajmet e këqija nuk ndalen me kaq.

Skuadra italiane pritet ta humbet edhe Franck Kessien, pasi Chelsea e do transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

Skuadra londineze është e gatshme t’i ofrojë 30 milionë euro, ndërsa Milan kërkon së paku 40 milionë.

Chelsea poashtu është në garë për Higuain, ndërsa mund ta kompletojë marrëveshjen e dyfishtë. /Lajmi.net/