Një tjetër skuadër e njohur në garë për Arbër Zenelin

Arbër Zeneli po kalon nëpër një muaj shumë të ngjeshur me aktivitete.

Sport

21/01/2019 09:18

Arbër Zeneli është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane në këtë afat.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është duke e kërkuar largimin nga Heerenveen, pasi ka marrë disa oferta të majme, përcjell lajmi.net.

Pas raportimeve se Chelsea, Galatasaray dhe Fenerbahce janë vënë pas Zenelit, në garë është futur edhe Reims.

Skuadra francez po e kërkon transferimin e sulmuesit kosovar në këtë afat, andaj duhet t’i paguajë rreth 10 milionë euro te Heerenveen për t’i marrë shërbimet e tij. /Lajmi.net/