Një tjetër rrezik i madh që vjen nga telefonat e mençur

Shpesh nuk mund të përqëndroheni dhe kjo gjë bëhet e mërzitshme? Jeni të shpërqëndruar edhe në mbledhje, punë, universitet? Atëherë përdorni më pak telefonin tuaj të mençur.

Lifestyle

12/05/2016 00:15

Sondazhet e fundit kanë treguar se më shumë se 95% e njerëzve kanë përdorur telefonat e tyre të mençur në tubime të ndryshme, shtatë në dhjetë njerëz kanë përdorur telefonat gjatë orarit të punës dhe një nga dhjetë përsona e ka pranuar se kontrollon telefonin gjatë marrëdhënieve intime, përcjell lajmi.net

“Hulumtimet tona kanë rezultuar se smartfonët janë shkaktari kryesor i shpërqëndrimit dhe hiperaktivitetit”, tha Kushlev, autor i studimit.

Janë studiuar 221 student të cilëve i’u dha për obligim që ti mbanin telefonat larg dhe të ndalnin çdo alarm të mundshëm brenda një jave e gjatë javës vërehej një përqëndrim më i madh i tyre, por kur përfundonte java dhe alarmat e njoftimeve ndezeshin, shpërqëndrimi dhe hiperaktiviteti tek studentët rritej.

Atëherë, suksesi ynë varet nga përqëndrimi dhe përkushtimi në punën që e bëjmë, kështu që përdorimi i smartfonëve mund të jetë shkaktar kryesor i shpërqëndrimit dhe përdorimi i tij duhet të pakësohet.

“Përdorimi masiv i smartfonëve mund të jetë shkaktar edhe i ndonjë sëmundje tjetër dhe mund të dërgojë në çmenduri”, ka thënë në fund Kushlev./lajmi.net