Një tjetër pengmarrje në Montpellier të Francës

Raportohet edhe për një pengmarrje në një dyqan argjendari në Montpellier në jug të Francës. Incidenti i ri është raportuar së fundi, pas vrasjes së pengmarrësve në Paris. 

Bota

09/01/2015 18:54

Sipas mediave franceze, dy persona janë duke u mbajtur të kidnapuar në një dyqan në qendër të qytetit. Policia ka arritur menjëherë të izolojë vendin ku është duke ndodhur incidenti, transmeton lajmi.net.

Ende nuk ka informata të sakta për arsyen e kësaj pengmarrje. Por, dyshohet se mund të ketë qenë një tentim për vjedhjeve, e që është shndërruar në një pengmarrje.