Një tjetër lojtar pranon Kombëtaren Shqiptare

Mbrojtësi i Baselit, Arlind Ajeti ka pranuar ftesën e FSHF-së dhe shumë shpejtë pritet të veshë fanellën kuqezi, gjithnjë sipas raportit të bërë nga Koha Ditore.

Sport

20/10/2014 17:12

E përditshmja Koha Ditore sot ka dhënë një lajm shumë të mirë për shqiptarët, pasi mbrojtësi i Baselit, Arlind Ajeti shumë shpejtë do të veshë fanellën kuqezi.

Ai i është përgjigjur pozitivisht ftesës së FSHF-së, për të veshur fanellën e Kombëtares Shqiptare. Koha Ditore ka zhvilluar një bisedë me babain e lojtarit. Vendimi që ai të pranojë fanellën e Kombëtares sonë, padyshim që është ndikuar nga ndodhitë e fundit që kanë ndodhur në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

21 vjeçari ka treguar formë të mirë me Baselin, teksa ka kaluar të gjitha grupmoshat e përfaqësueses zvicerane deri në U-21.

Për më shumë, Arlindi ka dhe dy vëllezër tjerë, Albianin dhe Adonisin të cilët luajnë për Baselin dhe janë vetëm 17 vjeçar. Ata përfaqësojnë grupmoshat e reja të Kombëtares së Zvicrës.