Një tjetër këngë dashurie nga Yll Limani, publikohet ‘A ja ka vlejt’

Këngëtari Yll Limani sapo e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

ShowBiz

05/04/2018 14:35

Edhe kjo këngë është këngë dashurie sikur ajo e fundit dhe vjen në versionin audio, pa videoklip, shkruan lajmi.net

‘A ja ka vlejt’ mban titullin kënga por Ylli ka zgjedhur të mos i bëj publik bashkëpunëtorët e saj.

Këngëtari kosovar së fundmi duket se është përkushtuar në projekte të tilla muzikore dhe ‘Ty’ pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Ndonëse po i këndon shpesh dashurisë ai akoma nuk ka deklaruar për një lidhje të mundshme dashurie./Lajmi.net/

YouTube player