Një tjetër gol në kampionat, Çikalleshi i shënon skuadrës së Robinhos

Braziliani Robinjo shënoi për skuadrën vendase në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 62-t, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, iu përgjigj duke realizuar një gol mjaft të bukur me kokë, pas asistit të Lumanza-Lembi.

Sport

17/02/2018 15:30

Cikalleshi nuk ka të ndalur me golat e tij në kampionatin turk.

Pas dopietës në javën e kaluar ndaj Goztepe, bomberi kavajas ka gjetur e rrugën e rrjetës në sfidën e sotme nda Sivasport.

Braziliani Robinjo shënoi për skuadrën vendase në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 62-t, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, iu përgjigj duke realizuar një gol mjaft të bukur me kokë, pas asistit të Lumanza-Lembi.

Aktualisht është duke u luajtur pjesa e dytë e takimit dhe rezultati vijon të jetë 1-1.