Një teze si Zanfina, kështu kujdeset për nipin

Zanfina Ismaili tash e një kohë nuk është shumë aktive në muzikë.

ShowBiz

10/06/2018 15:59

Duket se këngëtarja ka vendosur t’i përkushtohet më shumë familjes, duke pauzuar pak në muzikë, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë më së miri e tregojnë imazhet që ajo publikon në rrjete sociale, në të cilat shihet teksa kalon çaste të mira me familjen.

Së fundi, ajo ka postuar një foto me djalin e motrës së saj Adelinës, Uliksin, të cilin e kishte nxjerrë për ta shëtitur.

“Tezja në aksion”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë, ku ajo me nipin dukeshin shumë të ëmbël. /Lajmi.net/