Një tërmet me magnitudë 7.1 shkallë të rihterit ka goditur Kilin

Kili është goditur para pak orësh nga një termet i fuqishëm 7.1 shkallë të rihterit.

Bota

25/04/2017 00:58

Siç raportohet nga mediat e huaja, tërmeti është shtrirë në një sipërfaqe të madhe, por ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara, transmeton lajmi.net

Vlen të theksohet se Kili është një zonë e cila jo rrallë preket nga tërmetet. Duhet të kujtojmë tërmetin e vitit 2010 i cili kishte magnitudë 8.8 ose edhe atë të vitit 1960 i cili kishte magnitudë 9.5 shkallë të rihterit./Lajmi.net/