Një telefon inteligjent për vetëm 10 dollarë

Në vend të picës, ju mund të blini një telefon inteligjent Android. Po, e lexuat mirë; Walmart po shet një telefon inteligjent për vetëm 10 dollarë.

Auto & Tek

16/11/2015 18:14

Nuk është telefoni më i mirë që gjendet aktualisht në treg, megjithatë ia vlen për 10 dollarë.

Telefoni ka ekran 3.8 inç, procesor me dy bërthama me shpejtësi 1.2 GHz, kamerë parësore 3 megapikselë dhe 4GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ai operon me sistemin Android 4.4 KitKat; nuk është Lollipop apo versioni i ri Marshmallow, megjithatë është një sistem operativ i qëndrueshëm. Pajisja ofron vetëm rrjetin 3G./krokodili