Një të huaji ia vjedhin veturën në Gjilan

Një vjedhje e veturës është raportuar në Gjilan.

Lajme

14/01/2019 09:23

Një shtetas i huaj, ka raportuar në Policinë e Kosovës, se i është vjedhur vetura e tipit “Renault Megane”, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi i huaj ka raportuar se persona të dyshuar dhe të panjohur ia kanë vjedhur veturën.

Siç bëhet e ditur në raport, rasti është nën hetime. /Lajmi.net/