Një sy gjumë për 30 minuta mund të ndryshojë efektet e gjumit të dobët

Të bësh një sy gjumë për gjysmë ore mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe forcimin e sistemit imunitar të dobësuar nga gjumi i dobët, gjen një studim.

Lifestyle

11/02/2015 17:06

“Të dhënat tona sugjerojnë se një sy gjumë për 30 minuta mund të ketë efekt hormonal mbi gjumin e dobët që e keni gjatë natës”, thuhet nga autori i studimit Brice Faraut nga Universiteti i Parisit, Francë.

“Ky është studimi i parë i cili ka gjetur se dremitja mund të rivendosë bioprodhuesit e neuroendokrinës dhe shëndetin imunitar në nivel normal”, shtoi Faraut, transmeton Lajmi.net.

Gjumi i pamjaftueshëm mund të kontribuojë në uljen e produktivitetit, si dhe mund të ndikojë edhe në aksidente me veturë. Hulumtuesit në studim ekzaminuan lidhjen mes hormoneve dhe gjumit në një grup prej 11 meshkujve të moshës 25 dhe 32.

Pas një nate me gjumë të limituar, meshkujt kishin 2.5fish rritje në nivelet e norepinferinës, një hormon dhe neurotransmetues i përfshirë në përgjigjen e trupit në luftimin e stresit.

Këto ndryshime sugjerojnë se të bësh një sy gjumë për disa minuta mund të jetë e dobishme për sistemin imunitar.