Një sy gjumë pas drekës, ju zgjat jetën!

Një studim i ri, i prezantuar në konferencën e përvitshme të Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë, i jep më në fund të drejtë kujtdo që nuk i reziston dëshirës për të fjetur pak, ndoshta pas drekës: mban pastër arteriet dhe zemrën.

Lifestyle

05/09/2015 15:53

Sipas këtij studimi, gjumi në mesditë për një orë ose pak më tepër, kontribuon në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut (lëvizjen e tij), ndërsa arteriet dhe zemrën i “pastron”.

Autori i studimit, Manolis Kallistratos, kardiolog grek në spitalin e përgjithshëm të Athinës, Asklepieion Voula, është i bindur se studimi konfirmon edhe teoritë e personazheve të mëdha historike, që nuk hiqnin dorë kurrë nga dremitja: “Pavarësisht se poeti William Blake ishte i bindur se ishte e nevojshme të mendohej në mëngjes, të reagohej në mesditë, të hahej në darkë dhe të flihej natën. E në këtë mes, pushimi në mesditë duket se i jepte të vërteta përfitimet.

Ndërkohë, fansa të mëdhenj të gjumit gjatë ditës ishin edhe dy politikanët e mëdhenj e të rëndësishëm britanikë. Winston Churchill thoshte gjithmonë se gjumi mes drekës dhe darkës ishte gjithmonë i nevojshëm. Ndërkohë që Margaret Thatcher nuk dëshironte të shqetësohej rreth orës tre pasdite. Sipas studimit tonë, që të dy kishin të drejtë: dremitja në mesditë arrin të ulë tensionin e gjakut, duke vepruar si antihipertensiv natyral”.

Studiuesit kanë vëzhguar efektet e dremitjeve në nivelet e tensionit të gjakut të 368 pacientëve hipertensivë të moshës rreth 61 vjeç. Nga analizat është zbuluar se nivelet mesatare të tensionit të gjakut të atyre që flinin pak gjumë në drekë, ishte më i ulët se 5% në krahasim me ata të cilët nuk e kishin këtë zakon.

“Edhe pse mund të duket diçka e vogël, qoftë edhe një ulje modeste prej vetëm 2 mmHg (bëhet fjalë për hemoglobinën), kjo gjë mund ta ulë me 10% rrezikun për të vuajtur nga shqetësimet kardiovaskulare, për të pësuar ndonjë infarkt ose goditje në tru”, shpjegon profesori.

Zemra dhe arteriet në këta individë rezultojnë të jenë pra më pak të kanosura nga tensioni i lartë i gjakut, pra më të shëndetshme.

Por sa gjatë është e nevojshme të flihet për të përfituar këto të mira? Të paktën një orë ose edhe pak më shumë, thonë studiuesit: ky me sa duket është kufiri, përtej të cilit fillojnë të ndihen efektet pozitive.

Dremitja e pasdites
Dremitja e pasdites mund të jetë zgjedhje e shkurtër e gjumit, por kjo nuk mundet ta zëvendësojë dot gjumin e mirë gjatë natës. Dremitje 15 deri 20 minuta gjatë pasdites, mund t’ju ndihmojë që të përqendroheni më mirë, kjo e përmirëson qëndrueshmërinë dhe mund të jetë e dobishme para se të niseni në udhëtim të gjatë, shkruan Shqip. Por dremitja e pasdites nuk u rekomandohet njerëzve që kanë probleme me gjumin, sepse kjo do t’ua vështirësojë edhe më shumë që t’i zërë gjumi natën, atëherë kur ai duhet realisht. /Telegrafi/