Burgoset një student pasi ka vjedhur flamurin e CIA-s

Një student nga Korea e Veriut, ka dalë para mediave zyrtare dy muaj pasi u arrestua për “akt armiqësor” pasi kishte vjedhur flamurin nga CIA.

Bota

29/02/2016 12:09

Otto Warmbier, është akuzuar nga shteti ngase ka vjedhur flamurin e Cia-s, për një anëtar të një kishe në Ohajo, në këmbim të një makine 10,000 dollarëshe, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu pohoi në deklaratën e tij se anëtarët e kishës, i kishin premtuar që nëse ai do të arrestohej ata do t’i jepnin nënës së tij 200,000 dollarë, pasi ai ka kryer këtë ‘mision’.

Mirëpo gjatë një serie të mëtejshme të këtyre akuzave, një pastor nga kisha ka konfirmuar se Warmbier nuk është anëtar i asamblesë në kishë dhe se i akuzuari i përket një akti tjetër të një grupi të fshehtë.

Gjatë mbajtjes në burg, ai pranoi se është pjesë e një grupi propagandistik dhe pranoi për krimin që ka bërë duke kërkuar falje nga tërë populli korean.

21 vjeçari, duke qarë tha “Ju lutem që të më pranoni faljet sepse më kanë manipuluar.

“Unë kurrë, kurrë nuk duhet të kisha lejuar veten të joshem nga administrata e Shteteve të Bashkuara për të kryer një krim në këtë vend”.

Duke u bazuar edhe në rastet e mëparshme, njerëzit që kanë qenë të arrestuar në Korenë e Veriut dhe kanë dhënë rrëfime publike, ato kryesisht janë marrë parasysh dhe të akuzuarit janë liruar.

Megjithatë ky rast është ende nën hetime dhe së shpejti i akuzuari do të marrë përgjigje. /Lajmi.net