Një “Stop” tjetër për Vulin

Të premten Vulin ka qenë dashur të jetë në Shtërpcë për ta mbështetur kandidatin e “Listës Serbe” që është në balotazh me kandidatin e SLS’së.

Lajme

19/11/2013 14:01

Ministrit serb pa Portofol,i ngarkuar për Kosovën,  Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë nga autoritetet kosovare.

Këtë e ka konfirmuar vetë Vulin i cili këtë vendim të Prishtinës e ka cilësuar si përpjekje të Prishtinës për të penguar zbatimit e marrëveshjes së Brukselit.

“Përfaqësuesi i BE’së në Kosovë Samuel Zbogar më ka njoftuar se institucionet e përkohshme në Prishtinë përsëri kanë vendosur që të ma ndalojnë hyrjen në territorin e Kosovës. Arsyetimi kësaj radhe ka qenë afati 72 orësh edhe pse unë kërkesën për të shkuar në Shtërpcë e kam bërë të martën ndërsa vizita është dashur të bëhej të premten, pra e kam bërë para më shumë se 72 orëve”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, Prishtina po vazhdon me politikën e kushtëzimeve dhe me këtë politikë ajo “po mundohet ta pengojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për të shfaqur frikë dhe për tëe ngacmuar kudo që ata mund ta bëjnë këtë”.

“Është më se e qartë se arsyeja e ndalimit tim për të shkuar në Shtërpcë ka qenë se aty është dashur të më presin të gjithë kryetarët e ardhshëm të komunave nga “Lista Serbe”, ndërsa në Shtërpcë kandidati i “Listës serbe” është në balotazh me kandidatin e SLS’së”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se Prishtina publikisht e mbështet SLS’në.