Një shtëpi dhe një depo përfshihen nga zjarri në qytetin e Pejës

Një shtëpi me objekte përcjellës dhe një depo janë djegur në Pejë në rrethana të pa sqaruara.

Lajme

28/07/2017 14:45

Në lagjen Dardania një person ka raportuar në polici se shtëpia e djalit të tij sot në mesnatë dhe një objekt përcjellës, në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri.

Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Po në Pejë, në Rr “Ardian Kelmendi” një person  ka raportuar se në rrethana të panjohura i është vënë zjarri një depoje me dru për djegie.

Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 700euro, nuk ka të lënduar.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./Lajmi.net/