Një shqiptar në Itali ngacmon dy vajza të mitura, arrestohet nga policia

Ngjarja ka ndodhur në 20 shtatorin e kaluar, rreth orës 15.

Lajme

15/10/2018 10:44

Një 18 vjeçar shqiptar ka ngacmuar seksualisht dy vajze të shkollës së mesme në Itali dhe është vëne në pranga nga autoritetet e vendit fqinj.

18-vjeçari, i cili është raportuar nga mediat lokale në Rimini, tanimë është prapa hekurave, një urdhër i lëshuar nga Gjykata e Riminit.

Ngjarja ka ndodhur në 20 shtatorin e kaluar, rreth orës 15, dy vajzat, të cilat ishin duke ecur në park, e kanë parë veten të rrethuara nga tre djem më të mëdhenj.

18-vjeçari shqiptar, një italian dhe një afrikan i kanë ngacmuar. Një nga vajzat ka thirrur që të largohen.

Teksa janë larguar me shpejtësi njëra nga vajzat thirri një mik në telefon i cili, nga ana tjetër, telefonoi karabinierët.