Me një shkelm në gjoks, babai gjuan në ajër një dy vjeçare (Video)

Në Pekin të Kinës, është filmuar nga kamerat e sigurisë një sulm i dhunshëm ndaj një vogëlusheje vetëm 2 vjeçare, e cila së bashku me nënën e saj kishin shkuar për vizitë në një qendër tregtare.

Fun

11/05/2016 09:38

Pamje të tmerrshme janë kapur kur një baba me djalin e tij të vogël shihen duke ecur, ndërsa 2 vjeçarja i del për një çast përpara për të përqafuar djalin e vogël, ndërkaq babai “i çmendur”, e gjuan me shkelm në gjoksin e saj duke e gjuajtur disa metra larg me fuqinë që kishte, transmeton lajmi.net.

Policia ka thënë se është vënë në kërkim të këtij personi “psikopat” nga ana e tyre, dhe do të marrë dënimin e merituar për aktin e bërë. /lajmi.net