Një shaka ‘pa kripë’, “thyhet” xhami i urës

Kina e ka pasion formimin e urave prej xhami.

Fun

10/10/2017 14:07

Tashmë ky pasion ka arritur në një nivel të ri skenik. Ju mund të shihni se si në panele krijohen thyerje në lartësi prej 3,800 m, transmeton lajmi.net

Me ndihmën e sensorëve dhe efekteve speciale, xhami do të duket që po thehet në momentin që turistët janë duke ecur në të, ashtu që udhëtimi të bëhet edhe më entuziast. Realisht janë krijuar iluzione optike që të ‘trembin’ turistët.

Mirëpo jo gjithkush e di këtë truk dhe këtë mund ta kuptoni në videon më poshtë ku shihet ky njeri derisa mbahet fort pasi që e sheh xhamin poshtë këmbëve të tij të çahet. /Lajmi.net/

YouTube player