Një rrugë në Prishtinë merr emrin”Arbënor e Astrit Dehari”

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës u miratua propozimi për riemertimin e rrugës “Çlirimi”.

Lajme

12/10/2018 12:09

Tash e tutje kjo rrugë që gjendet afër spitalit në drejtim të Rrugës B do quhet “Arbënor e Astrit Dehari”.

Të dy vëllezërit kishin qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Përderisa Arbënori u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare katër vjet më parë, Astriti vdiq më 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren.