Një rrëfim për tri tregime

Publikimi i tri tregimeve të shkurta të kult shkrimtarit J.D.Salinger është i mbështjellë me vellon e misterit. Tipike për njeriun që zgjodhi të mos jetonte jetë të zakonshme. Lajmi.net ju mundëson t'i lexoni tregimet.

ShowBiz

28/11/2013 21:00

Situatat e çuditshme vazhdojnë ta rrethojnë jetën dhe veprën e kult shkrimtarit J.D.Salinger. Kësaj radhe, tri tregime të shkurta të tij janë publikuar në rrethana misterioze.

Salinger refuzoi ta pranonte famën e arritur me Catcher in the Rye, njërin prej romaneve më të famshme të shekullit 20.

Prej vitit 1953 jetoi i vetizoluar nga jeta publike, pasi u zhvendos nga New York’u në Cornish, New Hampshire, fshat me 1640 banorë.

Tregimin e fundit e botoi në vitin 1965. Vdiq në vitin 2012.

Paradoksalisht, edhe tash, pas vdekjes, vazhdon ta ketë vëmendjen e publikut. Krijuesi i personazhit Holden Caulfield me siguri nuk do të ishte i lumtur për këtë.

Rrëfimi i fundit për tregimet e reja filloi me auksionin e një libri të çuditshëm në eBay.

Sipas

Më vonë, PDF fajlli me faqet e skanuara të librit u postua në torrent sajtin What.cd, i cili është tejet ekskluziv sa i përket anëtarësimit. Ndonëse What.cd vendosi që menjëherë ta largonte librin, ai tashmë ishte kopjuar dhe gjendej në plot faqe tjera.

Tregimet mund t’i lexoni në dritaren e mëposhtme, ose duke klikuar

Vetëm studiuesit e rrallë me leje të veçantë kanë mundur t’i lexojnë ato, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme nga zyrtarët përgjegjës. Fotokopjimi dhe përshkrimi kanë qenë të ndaluar.

The Ocean Full of Bowling Balls konsiderohet si njëri ndër tregimet më të mira të Salinger dhe paraardhës i Catcher in the Rye.

Salinger kishte kërkuar që tregimi të mos botohej para datës 27 janar 2060.

Dëshira nuk iu plotësua.

A.M.

 

Traileri i dokumentarit “Salinger”.