Një Ronaldinho e ka pasur futbolli, shënon nga mesi i fushës

Ronaldinho nuk ndalon së argëtuari tifozët e futbollit.

Sport

11/12/2017 23:53

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Brazilit tashmë i pensionuar nga futbolli, ka shënuar një gol fenomenal në një ndeshje bamirësie.

Ronaldinho që ka shënuar 33 gola në 98 ndeshje për Brazilin, konfirmoi se edhe përkundër pensionimit nga futbolli, ai mund të dhuroi spektakël në fushat e blerta.

37 vjeçari që ka veshur fanellat e Milanit, PSG e Barcelonës, ka arritur të shënoi nga mesi i fushës, duke u duartrokitur edhe nga portieri kundërshtar./Lajmi.net/