Një qift martohet mbi një urë në mes të stuhisë dimërore (FOTO)

Një qift kanë dhënë betimin e tyre mbi një urë në lindje të Nashvillit, në mes të ftohtit dhe stuhisë dimërore.

24/01/2016 01:09

Pavarsisht borës dhe ngricave Jesica Reed dhe John Pyle janë martuar këtë të premte mbi një urë.

“Kush mërzitet për pak ftohtë e dëborë, kjo veç sa e bënë më të bukur martesën tonë” tha qifti.

Ata u takuan një vitë më parë dhe donin që dita e premtë të ishte dita kur ata do të bënin betimin e tyre, madje në mënyrë shumë të veçantë, raporton lajmi.net

“Bora është diçka e bukur, sidomos kur gjen mbështetjen e një komuniteti të tërë për atë që do të bësh. Dashuria mbi të gjitha fiton” shtoi qifti.

Dëshmitarë në martesën e tyre ishte shoku më i mirë i nuses dhe njëherit vëllau i dhëndërit, i cili bëri edhe këto fotografi./lajmi.net

Couple_Gets_Married_During_Snow_Storm_0_30407089_ver1.0_640_480couple_1453513815127_30407088_ver1.0_640_480