Një qendër në Shqipëri për të gjithë refugjatët, Donald Tusk përkrah idenë

Ideja që refugjatët e refuzuar nga BE, të mblidhen në një vend të caktuar, po gjen gjithmonë e më shumë përkrahës.

Lajme

20/06/2018 14:29

I fundmit është presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Spiegel” shkruan se ai është miku më i ri i këtij projekti, që mban vulën e kancelarit gjerman, Sebastian Kurz.

Sipas revistës gjermane, ky kamp do të ngrihet në Shqipëri ose në një nga vendet e Afrikës së Veriut.

Në dokumentin e Tusk thuhet se në këtë kamp duhet të mblidhen të gjithë refugjatët e shpëtuar në det.

Diçka e tillë do të diskutohet në samitin e BE në fund të qershorit.

Pikërisht në këtë samit do merret vendimi nëse Shqipërisë do i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave.

Revista gjermane shkruan se një plan i tillë mund të sjellë edhe lëvizje në ngërçin e krijuar në Gjermani mes CDU dhe CSU, pasi kancelares Angela Merkel i kanë lënë dy javë afat për të zgjidhur çështjen e azilkërkuesve.