Një pronë e uzurpuar në Pejë i kthehet pronarit të ligjshëm

Një pronë e uzurpuar e cila më parë ka qenë e shitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit AKP në Pejë, është liruar nga uzurpimi dhe i është kthyer pronarit të ligjshëm.

Lajme

22/03/2016 14:08

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me datë 18.03.2016, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Njësia në Prizren në bashkëpunim me zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit PTH-Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, pas hetimeve një mujore, ka arritur që të liroj një pronë të uzurpuar në Regjionin e Pejës, transmeton lajmi.net

“Prona e uzurpuar, tanimë e liruar ka qenë pronë e paluajtshme, saktësisht lokali “KRIKOS” me sipërfaqe 62.80 m/2 , e cila ishte shituar nga AKP-ja dhe tani pas përfundimit të procedurave, në bashkëpunim me institucionin përkatës është marr në posedim nga pronari i ligjshëm”, thuhet në njoftim.