Një problem tjetër që po shkakton virusi Zika

Një grup mjekësh të syve kanë gjetur disa probleme që shfaqen tek sytë pas lindjes së fëmijëve që janë diagnostifikuar me virusin gjatë shtatzënisë, probleme kto të paraportuara më herët.

Lifestyle

27/05/2016 04:23

Hulumtuesit kanë vënë re probleme si lezionet e retinës tek fëmijët e diagnostifikuar me këtë virus, transmeton lajmi.net

Probleme tjera që ende nuk janë definuar mirë janë hasur tek këta fëmijë, por dyshohet që këto probleme të kenë lidhje me degjenerimin makular.

Një hulumtues dhe njohës i mirë i këtij virusi ka treguar se deri tek ky hulumtim nuk ka hasur në raste kur çrregullimet e syve kishin lidhje me virusin.

Hulumtimet janë kryer në Brazil, vend ky i cili ka përfshirjen më serioze nga virusi, ku deri tani janë regjistruar 1.5 milion raste, ndërsa 4,000 fëmijë kanë lindur me mikrocefalia./lajmi.net