Një problem shëndetësor e ndalon për ta realizuar klipin, kënga e re e Skerdit vjen si audio

Ka vetëm një muaj që ka publikuar projektin e ri.

ShowBiz

23/05/2018 13:01

Dhe tani, artisti i njohur Skerdi është në përgatitje të këngës tjetër siç edhe e ka paralajmëruar më parë, shkruan lajmi net

Përmes një postimi që ka bërë në llogarinë personale Instagram, ai ka treguar se kësaj radhe kënga nuk do të vie me klip.

“Shumë shpejt vjen një këngë audi pa videoclip. Arsyeja që nuk po xhiroj videoklipin për momentin është se kam një problem shëndetsor që shumë shpejt do të kryhet, ju dua”, shkruan ai.

Përpos bashkëpunimeve Skerdi është pëlqyer edhe për këngët solo që ka sjell. “Show” tashmë numëron mbi një milion klikime. /Lajmi.net/