Një pjesë e kryesisë së LDK-së në Viti nuk e pranon VLAN-in

Anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Viti, Faruk Nura ka reaguar ashpër për zhvillimet brenda LDK-së, duke thënë se demokracia brenda lësaj partie nuk ekzsiton fare dhe se brenda saj brenda natës bëhen emra kryesorë emra të panjohur. 

Lajme

21/10/2014 18:04

Në emisionin “Katror” në First Channel, Nura ka akuzuar kryesinë qendrore për, siç e quajti ai, diskriminim të degës së LDK-së në Viti. Gjithashtu  ai ka thënë se demokracia në të cilën thirret LDK-ja nuk ekziston fare dhe, sipas tij, në këtë parti brenda natës ngrihen dhe bëhen figura kryesore emra të panjohur.

Ai për këtë iu ka referuar dy kandidatëve për deputetë të LDK-së, Bajram Gecajt dhe Bardhyl Metës, duke i quajtur “parashutistë”.

Ai nuk ka kursyer as kryetarin e degës së LDK-së në Viti, Sokol Halitin, duke e quajtur njeri të klaneve që kanë qeverisur edhe më herët.

“Me Sokol Halitin nuk qeveris LDK-ja në Viti, por qeveris klani i cili në Viti njihet si klani i Zemunit”, ka thënë ai.

Nura ka thënë se në zgjedhjet e 8 qershorit ka pasur manipulime nga vetë komisionarët e LDK-së, të cilët “kanë kontrabanduar vota”.

“Ne nuk kemi pas asnjë qasje për t’u informuar derisa kemi parë rezultatet nga KQZ-ja. Ne shumica e kryesisë nuk jemi pro koalicionit VLAN, dhe nëse do të shkohet në zgjedhje, ne nuk do ta përkrahim një listë të përbashkët dhe jemi kundër një liste të tillë”, ka thënë në fund Nura.