Një peshkaqen i madh e hëngri një balenë të tërë para një barke plot me turistë

Turistët në një u ndeshën me pamjen e papritur kur një peshkaqen i gjatë prej 6 metrave kapet duke ngrënë një balenë të vdekur.

Fun

18/10/2018 22:55

160 udhëtarë ishin në turne në Cape Cod, Massachusetts, të dielën kur panë peshkaqenin që hëngri trupin e balenës, transmeton lajmi.net.

Joanne Jarzobski, një biologe detare bëri fotografitë e skenës dhe përshkroi skenën në Business Insider.

“Ne kishim marrë një raport në mëngjes se kjo balenë ishte lundrues në gji dhe na është kërkuar që të përpiqemi ta dokumentojmë atë”, tha ajo.

Por mysafirët u tmerruan kur dy peshkaqenë filluan t’a gllabëronin balenë, por njëri prej tyre nuk i ndahej asaj.

“Kishte të paktën dy peshkaqenë të bardhë që ushqeheshin me një balenë të vdekur, një nga peshkaqenë të bardhë ishte shumë i madh që vlerësohej të ishte 6 metra ose më shumë,” tha Jarzobski.

Shkaku i vdekjes së balenës është i panjohur, shkroi në Facebook kompania e lundrimit, Hyannis Whale Watcher Cruises. /Lajmi.net/