Një person vritet me thikë në Ferizaj

Sipas informatave të para rasti kishte ndodhur si pasojë e një përleshje fizike në mes disa personash.

Lajme

16/01/2014 10:38

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt.

Policia njofton se rreth orës 21, në rrugën ”Vëllezërit Gërvalla” si pasojë e lëndimeve të marra në një rast të therjes me thikë, ka ndërruar jetë një person.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit si dhe një spirale metalike e armës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas informatave të para rasti kishte ndodhur si pasojë e një përleshje fizike në mes disa personash.

Njësitë policore janë në kërkim të një të dyshuari