Një person vdes në aksident trafiku

Një i vdekur e disa të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Lajme

14/01/2014 10:19

Policia e Kosovës njoftoi sot se në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, saktësisht në fshatin Tërstenik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë lënduar katër persona.

“Personat e lënduar janë dërguar menjëherë në QKUK, për tretman mjekësor, nga ku rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, kemi pranuar informatën se një person F. Qallapeku (femër, 63 vjeçare) ka ndërruar jetë pasiqë e njëjta nuk ka mundur t’i përballoj plagëve të mara në aksident”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.