Një person rrah policin brenda stacionit të policisë në Prizren

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar për një rast të sulmit ndaj zyrtarit policor.

Lajme

19/01/2018 12:04

Nga policia është raportuar se i dyshuari i gjinisë mashkullore gjatë intervistimit në stacion, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pas rastit ka pranuar tretman  mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/