Një person mund të dashurohet tre herë në jetë – dhe çdo herë është shumë e rëndësishme – Lajmi.net
Një person mund të dashurohet tre herë në jetë – dhe çdo herë është shumë e rëndësishme
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 0:12, 7 February 2017
Përgjatë jetës sonë, ne vazhdojmë të biem në dashuri dhe të ndahemi – nganjëherë vetëm për t’u bërë prapë bashkë.

Por psikologët thonë se një person mund të bie në dashuri vetëm tre herë. Dhe çdo eksperiencë, në vetvete, është e rëndësishme dhe e nevojshme.

1.     Dashuria si në përralla

Shpesh, dashuria jonë e parë arrin kur jemi shumë të rinj. Duket sikur një ndjenjë për të cilën kemi lexuar në përralla. Kështu ne e duam atë dhe besojmë se është për tërë jetën.

Në këtë pikë, ne bëjmë gjëra për të cilat anëtarët e familjes nuk presin që ne t’i bëjmë. Ne refuzojmë t’u kushtojmë vëmendje problemeve të vogla dhe përgatitemi që të sakrifikojmë për marrëdhënien tonë, sepse, thellë në vete, ne besojmë se çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë.

Mënyra se si duket marrëdhënia jonë nga jashtë është më shumë e rëndësishme për ne sesa çfarë ndjejmë në të vërtetë. Një dashuri e tillë na mëson se partneri është po aq i rëndësishëm sa edhe njerëzit tjerë përreth, transmeton Gazeta Express.

2.     Dashuria e komplikuar

Dashuria e dytë e jetës sonë është ajo më e komplikuara. Të bindur se kemi mësuar nga përvojat e mëparshme, ne zgjedhim një partner komplet tjetër. Ose mendojmë se kështu kemi bërë.

Ne kemi më pak gjasa që të manipulohemi, të gënjehemi apo të lëndohemi. Ne kapim çdo mundësi për të përmirësuar marrëdhënien, por çdo tentim i ri kthehet të jetë një dështim edhe më i madh. Është një dramë e vërtetë me vetëm pak qaste të lumturisë.

Edhe njëherë, ndjenjat tona të vërteta anashkalohen në këmbim të diçka tjetër – në këtë rast, përpjekjeve të pafundme për të shpëtuar marrëdhënien. Një dashuri e tillë na mëson se është e rëndësishme që ta kthejmë dashurinë.

3.     Dashuria e pjekur

Dashuria e tretë shfaqet në jetën tonë kur tashmë kemi hequr dorë nga pritja. Ajo vjen në mënyrë të papritur dhe nuk përshtatet me idenë tonë se si duhet të jetë dashuria e vërtetë.

Nuk duket e përsosur, por është një marrëdhënie e ndershme, e karakterizuar nga gjëra të jashtëzakonshme – diçka që nuk mund të shpjegohet me fjalë. Në këtë fazë të jetës, ne nuk kemi më ndonjë pritshmëri.

Ne nuk shpenzojmë kohën duke menduar në kualitetet që duhet t’i ketë dashuria. Kështu përfundimisht jemi të gatshëm ta pranojmë partnerin ashtu siç është. Dhe, njëjtë e rëndësishme, që partneri të na trajtojë në të njëjtën mënyrë.

Një dashuri e tillë na mëson të jemi të vërtetë dhe se marrëdhënia nuk ka nevojë të jetë e përsosur.

Fjalët kyçe: Dashuria, Psikologet

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2