Një person detyron evakuimin e Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë mbrëmë është “vizituar”, nga një person i dyshimtë i cili kishte hyrë në oborr duke kapërcyer rrethojën.

Bota

20/09/2014 13:19

Një person i dyshimtë ka hyrë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë të premten mbrëma duke kapërcyer rrethojën. Kjo ka detyruar  nga agjentët e shërbimit sekret që disa nga personat që ishin në shtëpi të evakuohen.

Mësohet se Presidenti Barack Obama, bashkë me vajzat ishin larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak para se të ndodhte incidenti.

Gazetarët thonë se ata mundën të rihyjnë në Shtëpinë e Bardhë, pak pasi ishin evakuuar.

Ende nuk dihen hollësi për incidentin.