Një përqafim mund t’i thyejë kockat, djali me sëmundjen më të rrallë në botë

Një shtatëvjeçar është quajtur fëmija”një në një miliard” sepse vuan nga një gjendje kaq e rrallë sa që vetëm shtatë vetë në mbarë botën janë diagnostikuar me të.

Lifestyle

13/02/2018 21:40

Eiden McDowell, nga Bournemouth, ka kocka aq të brishta sa vetëm me një përqafim mund t’i thyhen. Ai mendohet të jetë i vetmi person në botë që tani vuan nga kjo pjesë e veçantë e sëmundjes.

“Ne e quajmë sëmundjen e tij Sindromën e Eiden sepse për aq sa mund të themi se ai është i vetmi person i gjallë në botë me këtë sëmundje”, tha nëna e tij Sasha.

“Është një mrekulli që ai është i gjallë dhe ne trajtojmë çdo ditë si bekim”, thotë Sasha e cila hoqi dorë nga puna për t’u kujdesur për djalin.

Ai peshon vetëm 12 kilogramë dhe është 85 centimetra i gjatë dhe pavarësisht se është 7 vjeç i ngjan një fëmije 18 muajshe dhe ka zhvillim të vonshëm.