Një peng poston në Facebook: Po na vrasin një nga një

Një nga pengjet që gjendet brenda Qendrës së Artit në Paris, ka arritur që të postojë në Facebook.

Bota

14/11/2015 00:16

Është me të vërtetë shokuese ajo që po ndodh në këto momente në Paris.

Përveç vrasjes së 60 personave, 100 të tjerë janë marr peng, por duket se edhe ata po vriten, shkruan lajmi.net.

Një nga pengjet ka postuar në Facebook në gjuhën franceze, duke lajmëruar se “sheh trupa të vdekur gjithandej” dhe se po i vrasin pengjet një nga një.

Një peng tjetër që ka arritur të dalë nga brenda, ka thënë për CNN se ka parë të paktën 20 të vdekur. /lajmi.net

fb2