Një penallti dhe dy gola të parregullt (FOTO)

Gjyqtari i ndeshjes Juventus - Bayern Munich, Martin Atkinson ka dëmtuar rëndë ekipin italian me vendimet e tij. Anglezi është gjyqtari i duelit mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Sport

24/02/2016 13:08

Nuk ka qenë aspak një sfidë e thjeshtë për arbitrin anglez, Martin Atkinson ndeshja mes Juventusit dhe Bayernit.

Në fakt katërshja angleze ka bërë disa gabime fatale që influencuan në rezultatin e ndeshjes. Ish gjyqtari italian, Graziano Cezari ka analizuar disa episode pas ndeshjes, teksa Atkinson në fakt ka gabuar në të dy golat e Bayernit, dhe nuk ka akorduar një penallti për bardhezinjtë, raporton Albeu. Në fotot më poshtë mund të zbuloni dhe episodet.

Episodi 1– Kur ndeshja ishte me rezultatin 0-0, në minutën e 22-të, Vidal prek një top me dorë pas goditjes. Prekja e tij duket e vullnetshme dhe në këtë rast duhet akorduar penallti.

Episodi 2– Në rastin e goli të parë të Muller, Lewandowski ishte në trajektoren e goditjes së Muller duke i penguar shikimin Buffonit. Sulmuesi polak në këtë rast ishte në pozicion jashtë loje pasi Douglas Costa ishte jashtë vijës fundore.

Episodi 3– Në rastin e golit të dytë të Bayernit që u realizua me kundërsulm, në mesfushë kishte një duel mes Lewanodwskit dhe Bonuccit. Sulmuesi polak e rrëzoi në tokë mbrojtësin italian. Në këtë rast aksioni duhej ndërprerë.