Një partner si Stresi, kështu i përgatit ushqimin të dashurës

Reperi Stresi është një ndër artistët më të komentuar të estradës sonë.

ShowBiz

13/01/2018 15:22

Gjatë vitit 2017, ai kishte njoftuar se u nda nga e dashura, por fillimi i 2018-ës,  bëri që dyshja të harrojnë mosmarrëveshjet, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, ai ka postuar disa imazhe përmes të cilave ka treguar edhe se sa romantik është ai si partner.

Së fundi, e dashura ka filmuar atë duke përgatitur ushqimin, e që nga këndi i kuzhinës dukej si një profesionist i vërtetë që po përgatiste diçka të shijshme.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Stresi është “Sa herë e don”, këngë kjo që erdhi në bashkëpunim me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën. /Lajmi.net/