Një park në Mitrovicë mban emrin e Adem Demaçit

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, me propozimin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendimin që një park në Mitrovicë të marrë emrin e këtij atdhetari.

Lajme

25/02/2016 17:34

 

Parku që tani e tutje do të mbajë emrin e kësaj figure të ndritshme të kombit shqiptar, gjendet në qendër të qytetit, ngjitur për ish-kazermën e TMK-së, tani Shkolla e muzikës “Tefta Tashko”, jo larg Xhamisë së Zallit, xhamia më e madhe në qytet.

Vendimi u mor unanimisht nga këshilltarët e KK, ndërsa që për personalitetin e veprimtarit Adem Demaçi, foli kryetari i komunës, Agim Bahtiri./kp