Një park e fushë të sportit, kërkojnë banorët e Bregut të Diellit (Foto)

Hapësirat të gjelbërta dhe mirëmbajtje e tyre i duhet Prishtinës si asnjëherë më parë, në këto vite kur ndërtimet e larta kanë marr hov.

Lajme

20/07/2017 14:56

Prishtina vuan nga mungesa e hapësirave të gjelbërta. Edhe ato ekzistuese në shumë zona nuk mirëmbahen.

Një pjesë e banorëve në Rrugën “Mehmet Gradica” në Bregun e Diellit po kërkojnë që një hapësirë në atë zonë ka mundësi të kthehet në një park dhe fushë sporti të vogël, shkruan lajmi.net.

“Në hapësirën në mes të banesave të ndërtuara nga OntexiMont dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare, ka hapësirë dhe nevojë për ndërtimin e një fushe sporti dhe parku për banorët e lagjes. Parku do të shërbente për më të moshuarit dhe prindërit e ri (me beba), ndërsa fusha multi-disiplionare e sportit do të shërbente për fëmijët”, thuhet në një këresë drejtuar Komunës së Prishtinës në mënyrë digjitale nga një përfaqësues i banorëve. /Lajmi.net/