Një ‘nuse’ si Beatrix Ramosaj! Ja si duket me vello

Beatrix Ramosaj është një nga artistet më të dashura shqiptare.

ShowBiz

25/07/2018 19:20

Nuk është edhe aq aktive në projekte muzikore por që mban afër një numër të madh të fansave me anë të rrjeteve sociale, shkruan lajmi net.

Në imazhet e fundit që ka ndarë me ndjekësit ajo ka të veshur një vello e cila po duket tejet e mrekullueshme, që mbase në të ardhmen do bëhet një nuse shumë e bukur.

“Pa ndjenjë”, është kënga e fundit që ka publikuar Ramosaj që thuhej se i është dedikuar ish të dashurit të saj, Ervi Canollit ndërsa ndonjë projekt të ri nuk kemi parë ende nga ana e këngëtares shqiptare. /Lajmi.net/