Një notues kafshohet nga peshkaqeni i bardhë në plazhin Kalifornian

Në plazhin Manhattan në Kaliforni disa notues janë sulmuar nga një peshkaqen i bardhë dhe mjaft i madh, madje njëri edhe është kafshuar.

Fun

06/07/2014 21:37

Disa notues kanë shkuar në një largësi mjat të madhe duke notuar e disa edhe duke bërë sërf.

Por, një peshkaqen iu shfaq papritmas dhe i ka sulmuar, duke bërë që këta të notojnë me shpejtësi të madhe për të arritur deri në breg.

E gjithë kjo u kap me kamera të telefonave nga të pranishmit në breg që i ipnin kurajo duke bërtitur për të notuar më shpejt e për t’i ikur peshkaqenit të rrezikshëm.

Njërin nga ta, një 40 vjeçar, e ka kafshuar në pjesën lartë belit tek brinjët, por plaga nuk ka qenë shumë e thellë. Ai ka thënë se nuk e kanë parë derisa ishte shumë vonë dhe kanë bërë përpjekje të mëdha për të ikur.

‘E kam shikuar sy-në-sy peshkaqenin, derisa dhëmbët e tij ishin në brinjët e mia’, ka treguar viktima.