Një nënë australiane sjell në jetë pesënjakë

Kim Tucci nga Australia është gruaja që sapo ka sjellë në jetë pesënjakë. Ajo ka sjellë në jetë 4 vajza dhe një djalë, të cilët fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.

Lifestyle

01/02/2016 01:19

26-vjeçarja lindi pesënjakët ditën e enjte dhe në një postim në rrjete sociale ajo shkruan: “Unë dhe foshnjat jemi mirë”. Kim gjithashtu zbuloi edhe emrat e pesë foshnjave, Keith, Aliu, Penelope, Tiffany dhe Beatrix.

Pesënjakët erdhën në jetë pas dy vajzave të tjera dhe ata kishin dëshirë që të kishin edhe një djalë. Mirëpo, kur morën vesh që do bëheshin me pesënjakë çifti u befasua, saqë nuk e besonin.

Ndërkohë Kim Tucci ka edhe një djalë nga lidhja e mëparshme. Nëna e tetë fëmijëve tashmë, tha se 5 foshnjat e saj të bukura erdhën në jetë më 28 janar./Albeu.com/