Një mysafir i veçantë sot ishte në stërvitje te Real Madridi

E sot në stërvitje, Reali dhe Ronaldo kanë pasur një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Ronaldo Junior, djalin e portugezit.

Sport

10/11/2017 17:58

Real Madrid po vazhdon stërvitjet edhe në pushimin ndërkombëtar.

Lojtarët që nuk janë ftuar nga kombëtaret, po vazhdojnë të stërviten në qendrën stërvitore të skuadrës mbretërore.

Njëri prej tyre është edhe Cristiano Ronaldo që nuk është ftuar nga Kombëtarja e Portugalisë për ndeshjet miqësore.

E sot në stërvitje, Reali dhe Ronaldo kanë pasur një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Ronaldo Junior, djalin e portugezit.

Ronaldo Junior tashmë po stërvitet për futboll, dhe në pamjet që janë hedhur në internet shihet se shënon gola të bukur, sikurse babai, dhe një ditë ndoshta mund ta ndjekë rrugën e tij për të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’, te Real Madridi./Lajmi.net/