Një mundësi e mirë që edhe meshkujt të kenë linja të mira të vetullave (Video)

Për dekada të tëra, janë femrat ato që heqin vetullat e tyre dhe kohëve të fundit janë bërë trend lloje të ndryshme të formave që u japin.

Lifestyle

06/06/2016 11:42

Përderisa njerëzit janë mësuar vetëm femrat t’i shohin duke i hequr vetullat, duke u depiluar e shumë gjëra tjera, tani ka dalë një mjet rroje e vogël që u largon edhe meshkujve qimet e tepërta në vetulla, duke mos i bërë ato të dalin shpesh madje i bëjnë edhe më të buta, transmeton lajmi.net.

Berberi me famë botërore Ramon Ray Zavala, ka postuar në llogarinë e tij një video që u tregon burrave se tani e tutje edhe ata do të kenë mundësi t’i rregullojnë vetullat pa i bërë ato të duken femërore.

Ky brisk i vogël u mundëson meshkujve të kenë linja të pastra dhe t’i largohen vetullat e trasha dhe pjesa e bezdisshme në mesin e dy vetullave.

Ky lloj brisku ka filluar të përdoret nga yje të njohur të muzikës, artit, sportit dhe modës, pasi që heqja e vetullave me këtë metodë nuk shkakton dhimbje, nuk ngjason me femra, dhe vetëm largon qimet e tepërta duke mos u rikthyer për një kohë të gjatë. /lajmi.net